Projekti ambicioz arab, katër emra tundues për stolin e Newcastle

schedule16:39 - 23 Prill, 2020

schedule 16:39 - 23 Prill, 2020

Në Angli janë të sigurtë se klubi i Newcastle do të ketë pronarë të rinj sezonin e ardhshëm. Janë disa investitorë arabë, të cilët janë të lidhur dhe me qeverinë, konkretisht me Princin e Arabisë Saudite. Sigurisht nëse diçka e tillë ndodh, investimet priten të jenë të mëdha dhe Newcastle do të bëhet një forcë e re në Premier League.

Sipas gazetarit të ESPN, Juelin Laurens, projekti do të fillojë nga trajneri. Laurens raporton se ata kanë formuluar një listë prej katër emrash për stolin e Newcastle, ku nuk mungojnë dhe emrat “big”. Kandidati më potencial është ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Argjentinasi, i cili momentalisht është pa ekip, shikohet si i duhuri nga arabët. Më pas vjen trajneri aktual i Borussia Dortmund, Lucien Favre. Zvicerani është në kontratë me klubit gjerman deri në verën e vitit 2021.

Emri i tretë është ai i ish-trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri. Italiani është gjithashtu pa ekip dhe një aventurë në Premier League mund ta tundonte atë. Lista mbyllet me ish-trajnerin e Newcastle, Rafa Benitez. Spanjolli e njeh mirë ekipin dhe nuk duhet të habitemi nëse ai rikthehet sërish në pankinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!