Në 2030 në fluturim do të jetë avioni më i shpejtë në botë. CNN ka zbuluar projektin 3D të avionit supersonik, i cili udhëtimet transoqeanike që tani zgjasin shumë orë, do ti shkurtojë, pasi avioni i Exosonic do të fluturojë me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së zërit.
Nismës i është bashkuar edhe Forca Ajrore Amerikane për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit për ta përdorur si Air Force One.
Avioni supersonik me një zonë kryesore të kabinës me 20 vende “business-class” ka suita private, galeri, etj. Gjithçka në avion është e fjalës së fundit./ Abcnews.al