Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi thotë e pranoi me përgjegjësi, kandidimin për deputet në qarkun e Fierit.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Klosi u shpreh se Fieri ka një transformim total nga infrastruktura.
“Është një hap shumë i veçantë. E gjeta veten të bëhesha person publik. Padashur, detyrohem t’i futem kësaj rruge. Kam arritur në pikën që dikush duhet ta bëjë. I kam hyrë politikës, propozimi për t’u bërë kandidat për deputet, e pranova me kënaqësi dhe përgjegjësi. Jam në testin, që po testojmë veten. Fieri ka pasur shumë zhvillime në kohët e fundit. Këto zhvillime, siç ishin pozitive, por ama kjo infrastrukturë moderne, Bypassi, duket sikur Fieri ka mungesë vëmëndjeje. Në takimet që kemi bërë, kemi bërë një bilanc se ku është qarku sot. Fieri po bëhet poli i ri i energjisë. Ky është një komponent shumë i rëndësishëm i qarkut të Fierit. Sot kemi një zhvillim shumë të rëndësishëm pranë qarkut të Fierit, aeroporti i Vlorës, theksoi ai./abcnews.al