Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të martë gjatë prezantimit të buxhetit të ministrisë së Brendshme ka renditur të gjithë pikat ku do të përqendrohet kryesisht investimet.
Nano është shprehur se punonjësit e policisë që punojnë larg qendrës së banimit do të kenë rritje page me 50%.
“Buxheti i ministrisë mbështet funksionimin e aktivitetin e strukturave operacionale. Shpenzimet e personelit rriten me 200 milionë lekë, që do të bëjnë të mundur shtesat në pagë dhe trajtimin e orëve të punës. Gjithashtu dhe për punonjësit e policisë që punojnë jashtë qendrave të banimit, që do të marrin deri në 50% shtese të pagës.
Për më shumë se katër vjet është proceduar marrja me qira e makinave të flotës së policisë rrugore. Në buxhetin e 2022 do të shtohet fondi dhe rritja e marrjes së këtyre mjeteve. Gjithashtu blerjen dhe sigurimin e pajisjeve të ndryshme të inteligjencës në shpërblim të policisë.
Do të financohet ndërtimi i drejtorisë vendore në Elbasan dhe Dibër, Komisariati në Sarandë. Pajisje për teknologjinë e informacionit dhe për policinë shkencore, këto pajisje do të sigurojnë cilësinë e provave për policinë kriminale”, ka thënë ai.
Ndërkohë në prezantimin e projekt buxhetit për ministrinë e Brendshme, është edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi./abcnews.al