Projekt-rezoluta për Shqipërinë në PE, Santos: Fokusi të jenë reformat

schedule11:13 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 11:13 - 10 Dhjetor, 2020

Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-se ka debatuar projektrezolutën për Shqipërinë të Isabel Santos.

Gjatë fjalës së saj Raportuesja për Shqipërinë është shprehur se fokusi duhet të jetë tek reformat, ndërsa thekson se forcat politike janë të vetëdijshme për rëndësinë e Reformës Zgjedhore rikthimin e normalitetit politik në vend.

“Të gjitha forcat politike janë të vetëdijshme për rëndësinë e Reformës Elektorale dhe rikthimin e normalitetit politik në vend. Ne duhet të ndihmojmë për këtë”, ka thënë Santos.

Komisioni për Punë të Jashtme i ka propozuar Parlamentit Evropian një projekt-rezolutë pro integrimit të Shqipërisë, e cila thekson detyrimet e vendit në këtë proces.

Komisioni thekson se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vëna në mars 2020, dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sapo të miratohet korniza e negociatave nga udhëheqësit e BE-së.

Projekt-rezoluta është përgatitur nga Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, bazuar në raportet e Komisionit Evropian për Shqipërinë gjatë viteve 2019 dhe 2020. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!