PROJEKSIONI/ Si ndahen mandatet në Fier? Eksperti: PS 8 mandate të sigurta, sa merr PD e LSI

schedule23:35 - 25 Prill, 2021

schedule 23:35 - 25 Prill, 2021

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani duke folur për ndarjen e mandateve në qytetin e Fierit, është shprehur se Partia Demokratike dhe partitë opozitare kanë shanse reale që të marrë 8 mandate dhe të barazojë Partinë Socialiste.

Megjithatë sipas ekspertit, Tutulni  ndarja e sigurt deri më tani është, PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

‘Sot për sot janë 8 mandate të PS, 6 PD dhe një LSI. Me një seri variabël. PDIU jep shanse PD-së. PD ka shanse reale për të barazuar 8 me 8 me PS-në nëse merret si tërësi opozitare. Jemi 8-6-1 në këto momente. Një mandat tjetër është në lojë.” Tha eksperti Agim Tutulani . E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!