Projeksioni në ABC: Si ndahen mandatet në Shkodër

schedule21:55 - 25 Prill, 2021

schedule 21:55 - 25 Prill, 2021

Eksperti i zgjedhjeve Agim Tutulani ka shpjeguar projeksionin në ABC për zgjedhjet e 25 prillit. Tutulani tha se në këto zgjedhje, sipas projeksionit PD merr 6 mandate, PS 3 dhe është afër të katërtit.

Sipas tij partia e Jozefina Topallit nuk do arrijë të marrë mandat dhe do të sigurojë 4-5 mijë vota, ndërsa Tom Doshi merr 1.

LEXO EDHE: Gara në Korçë, eksperti në ABC: PD-ja “i merr” PS-së një mandat në Korçë

“Nuk do ketë forcë. Lsi këtu ka qenë te pragu dhe më poshtë, ne dimë që këtu PD ka 6, PS 3 dhe është shumë afër të 4 dhe është pikëpyetje e madhe. LSI dhe PD luftojnë me njëra tjetër, janë të opozitës. Opozita do t’i ketë 6. PSD me 1. PD ka 6 mandate të sigurt, PS ka 4 nëse llogarit mandatin e zotit Doshi. Është ndarje rajonale. Topalli ka diku te 4-5 mijë vota.”tha ai.

Ndiq live ABC!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!