Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Projeksionet/ Çmimi i naftës mund të kalojë 180 dollarë për fuçi nëse lufta vazhdon në Lindjen e Mesme

schedule15:20 - 20 Mars, 2026

schedule 15:20 - 20 Mars, 2026

 Zyrtarët në Arabinë Saudite besojnë se çmimi i naftës mund të rritet në 180 dollarë për fuçi nëse shqetësimet në ngushticën e Hormuzit vazhdojnë deri në fund të prillit, raportoi gazeta “Wall Street Journal”, duke cituar disa burime të paidentifikuara.

Çmimet e naftës kanë luhatur ndjeshëm që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, me naftën e papërpunuar Brent që iu afrua për pak kohë 119 dollarëve për fuçi përpara se të binte përsëri. 

Eksperti i politikës së jashtme të Arabisë Saudite, Umer Karim, tha se mendon që një çmim prej të paktën 150 dollarësh për fuçi është i mundur, varësisht nga mënyra se si do të zhvillohet konflikti.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!