Programin për Mirëqenien Sociale, Duma: Përfitojnë ndihmë të gjithë në nevojë, pa dallim partie

schedule11:01 - 9 Shkurt, 2021

schedule 11:01 - 9 Shkurt, 2021

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, si bashkëhartuese, ka shpjeguar përmes një videoje të shkurtër programin për Mirëqenien Sociale. Në video-mesazhin e shpërndarë në Facebook, Duma tregon se si programi #ShqipëriaFiton do të nxjerrë, sipas saj,  nga mjerimi familjet shqiptare në nevoja ekstreme ekonomike.

SHPJEGIMI I GRIDA DUMËS:


Përshëndetje Grida!

Grida Duma: Mirë se vjen Jona!

Jetesa për shumë familje është shumë e vështirë, nuk sigurojnë dot as ushqimet bazë. Si do u vini në ndihmë?

Grida Duma: Shumë të vështirë e kanë. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike. Ata që sot marrin një 80 mijë lekësh të vjetër në muaj, me ne do të marrin 160 mijë lekë të vjetra. Ata që marrin 100 mijë lekë të vjetra, me ne do të marrin 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike dhe askush nuk do të mbetet jashtë. I kanë nxjerrë nga kritere mjerane. Kanë një frigorifer të vjetër, kanë një biçikletë aty të vjetër, thonë nuk e meriton ndihmën. Me ne, kushdo që ka nevojë dhe është në varfëri ekstreme do të përfitojë ndihmën ekonomike pa lënë askënd jashtë, pa i llogaritur si çështje partish, por si çështje shqiptarësh. Në 25 prill dyfishim i ndihmës ekonomike më tej.

Ndoshta sigurimi i një pune do t’i ndihmonte?

Grida Duma: Pa diskutim që sot nuk duhet më të diskutojmë vetëm për mbështetje por dhe daljen nga varfëria. E pra, student, të rinj që janë në këto familjet të ndihmës ekonomike, do të marrin subvencionin e parë dhe mbështetjen e parë. 30% e më të mirëve, do të kenë kontratat e para të punës, do të marrin atë që është studimet profesionale dhe më tej dhe do të lidhen me tregun e punës sepse ne do të ndihmojmë dhe motivojmë më të mirët, pavarësisht se vijnë nga kushtet e pamundësisë. Skema e mbështetjes ekonomike, skema e të gjithë motivimit ekonomik në tërësi të Shqipërisë, do të sjell 110 mijë vende pune në mandatin e parë.

Faleminderit Grida!

Grida Duma: Faleminderit ty Jona! Dhe më 25 prill, Shqipëria fiton.  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!