“Rama 3”: 1 mln lekë dhe zbutje interesi për çdo familje të re, 10 mijë lekë për shpenzimet e çerdhes

schedule14:54 - 15 Shtator, 2021

schedule 14:54 - 15 Shtator, 2021

“Mirëqenie për të gjithë” është një nga shtyllat ku do të bazohet qeverisja e socialistëve në mandatin e tre të saj. Ky kapitull në programin e qeverisë nis me një zotim për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, duke nënvizuar tatimin në bazë të fitimit.

“Ne besojmë që shoqëria ka detyrim të kujdeset për më të varfrit, dhe ata që kanë mundësitë më të pakta dhe ndjehen të përjashtuam ndaj mbetemi të angazhuar në parimin që ata që fitojnë më pak paguajnë më pak dhe ata që fitojmë më shumë paguajnë më shumë”.

Lexo edhe: Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”, vaksinimi i plotë brenda pranverës 2022

Programi parashikon shpërblim dhe kushte më të mira pune për kategoritë e atyre që cilësohen si “shërbëtorë publikë” duke nisur nga mjekët, infermierët, zjarrfikësit, mësuesit, edukatorët, inxhinierët, punonjësit e rendit etj. të cilët kanë pasur një mision të vështirë gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Një tjetër pikë ku qeveria do të fokusohet është programi për të rinjtë të cilët shihen si e ardhmja në fushat më të mira të arsimimit, duke nisur nga shkencat natyrore, teknologjia dhe inxhinieri, për të qenë sipërmarrësit e ardhshëm në fushat e inovacionit dhe teknologjisë duke konkurruar në tregun global.

Rilindja urbane shihet si fillimi i një transformimi në qendrat urbane në vend duke nisur nga Vlora, Shkodra, Korça, Berati dhe Gjirokastra ndërsa Tirana përmendet jo vetëm si kryeqendra e Shqipërisë por edhe pikë reference në rajon.

Plani i punës në mandatin e tretë do të shtrihet në fshat. Socialistët zotohen për më shumë investime në infrastrukturë, shërbime shëndetësore dhe arsimore, ujësjellës-kanalizime, transferim njohurish dhe inovacion në drejtim të agro-përpunimit, turizmit dhe mjedisit.

Programi parashikon mbështetje për familjet e reja për ndërtimin e të ardhmes në vendin tyre duke ofruar 1 mln lekë fond fillestar dhe zbutje  të interesit në blerjen e shtëpisë.

-Familjeve të reja do t’u ofrohen 1 mln lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit në blerjen e shtëpisë

-Programi i banesave sociale në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë Euro të Bankës Europiane të Investimeve

-Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom dhe egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.

Ndërkohë për fëmijët, qeveria parashikon një pagesë deri në 10 mijë lekë në muaj për shpenzimet e çerdhes ose kopshtit për familjet me të ardhur deri në 100 mijë lekë në muaj. Gjithashtu parashikohet të krijohen dy programe të dedikuara falas për kujdesin e syve dhe atë oral për të gjithë fëmijët e moshave 6-15 vjeç. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!