Programi i PD-së është shumë ambicioz, por pyetja që shtrohet është se ku do i gjejë lekët Lulzim Basha? Për faturën, kryedemokratin e pyeti gazetari Endri Xhafo gjatë intervistës në makinë rrugës për në Elbasan.
Lekët ku do i gjeni? “Në buxhetin e shtetit, aty ku i gjen lekët qeveria aktuale, por që ua jep oligarkëve, monopoleve. Pra nëse mund të flasim për diçka konkrete në kuptimin e ndryshimit, është mirë-administrimi i financave shqiptare, që do të thotë se paratë e taksapaguesve do u kthehen qytetarëve” tha ai.
Përsëriti sërish se “Ligji për arsimin e lartë do të anulohet, në qendër është decentralizimi”. Objektiv është edhe integrimi, madje me afate. “Procesi i integrimit që me hapjen e negociatave, objektivi është brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë” tha Basha./ db/ Abcnews.al