Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi ekonomik i qeverisë/ Shqipëria 2030, rritje pensionesh dhe pagash

schedule14:26 - 17 Shtator, 2025

schedule 14:26 - 17 Shtator, 2025

Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet rreth 4% në vitet që vijnë ndërsa borxhi publik do të zbresë në 50% .Programi ekonomik i cili do të zbatohet në katër vitet në vijim  do të ketë në fokus kryesor stabilitetin makroekonomik, dhe ndërtimin e një sistemi të konsoliduar fiskal. Një ndërhyrje parashikohet  në skemën e pensioneve  ku synohet që deri në fund të vitit 2029 pension mesatar  të jetë rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pensioni minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale

Qeveria parashikon një tjetër rritje të pagës minimale  cila do të bëhet 500 euro deri në 2026 nga 400 euro që është aktualisht  . Po ashtu në program thuhet se për 18 muajit e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë duke nënkuptuar që shteti do paguaj kontributet për diferencën mes 400 dhe 500 euro, në mënyrë që të mos rëndohet as punëdhënësi as punëmarrësi.

Ndërkohë paga mesatare nga rreth 840 euro  që është parashikohet të arrij në 1000 euro në vitin 2030. Sfidë mbetet edhe rritja e të ardhurave për frymë për qytetarët me rreth 40%, duke i çuar në 15.000 euro deri në vitin 2029.

Qeveria synon që të vijojë ulja e papunësisë  së përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%. Ndërkohë parashikohet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta duke zbatuar “Paqen Fiskale” 2026–2029: faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet  si dhe skemën e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara. Ndërsa bizneset e vogla do të vijojanë të jenë  me 0 taksa

Një tjetër elemnt I rëndsishëm mbetet edhe  modernizimi i plotë i infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale, aeroportuale dhe digjitale deri në vitin 2030, duke e shndërruar Shqipërinë në nyje kyçe të Ballkanit Perëndimor dhe pjesë të pandashme të rrjeteve transeuropiane të transportit dhe energjisë drejt integrimit europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!