Programi Botëror i Ushqimit pezullon ndihmën për palestinezët

schedule08:39 - 8 Maj, 2023

schedule 08:39 - 8 Maj, 2023

Programi Botëror i Ushqimit – agjenci e Kombeve të Bashkuara – do të pezullojë ndihmat ushqimore për mbi 200.00 palestinezë, nga muaji i ardhshëm, për shkak të shkurtimit të madh buxhetor, ka thënë një zyrtar i grupit për territoret palestineze.

“Për shkak të shkurtimeve të mëdha buxhetore, Programi është detyruar të bëjë zgjidhje të vështira për koncentrim të burimeve”, ka thënë Samer Abdeljaber, drejtor i organizatës për territoret palestineze, shkruan REL.

Më së shumti do të preken familjet në Gaza, ku pasiguritë ushqimore dhe varfëria, janë në nivelet më të larta.

Kjo agjenci u ka ofruar palestinezëve një ndihmë mujore prej 10 eurosh, si dhe ushqime tjera. Me shkurtimet buxhetore, do të preken të dyja programet.

Gaza, e cila është udhëhequr nga grupi islamist Hamas, prej vitit 2007, është shtëpi e 2.3 milionë banorëve.

Prej tyre, 45 për qind janë të papunë, dhe 80 për qind varen nga ndihmat ndërkombëtare, ka thënë OKB-ja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!