Programi bërthamor iranian, fuqitë e mëdha paralajmërojnë Teheranin

schedule12:54 - 28 Shtator, 2019

schedule 12:54 - 28 Shtator, 2019

Fuqitë e mëdha paralajëmruan Iranin për sanksione të reja dhe anulim të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor, nëse Teherani do të vijojë pasurimin me uranium.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania paralajmëruan Iranin duke i kërkuar që të ndalojë së shkeluri marrëveshjen ndërkombëtare për programin bërthamor të firmosur në vitin 2015.

BBC raporton se në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara në Nju Jork, tre vendet që kanë firmosur marrëveshjen paralajmëruan se do të aktivizionin një mekanizëm, në shenjë reagimi ndaj hapave të ndërmarrë deri tani nga Irani për pasurimin e uraniumit.

Në këtë rast, e gjithë marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor do të dështonte dhe kombet e bashkuara do të mund të rivendosnin sanksione ndaj Iranit.

Teherani raportohet se ka nisur të thyejë disa nga detyrimet e imponuara nga marrëveshja pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën nga marrëveshja një vit më parë dhe vendosën sanskione ndaj vendit.

Kombet e bashkuara deklaruan se Irani po përdor teknologjinë e ndaluar për pasurimin e uraniumit por Teherani vijon të mohojë atë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!