President i ardhshëm amerikan, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka nominuar ish-gjeneralin, Keith Kellogg si të dërguarin e posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë.
“Keith ka pasur një karrierë të shquar në ushtri dhe biznes dhe ka shërbyer në role shumë të ndjeshme lidhur me sigurinë kombëtare gjatë administratës time të parë. Ai ka qenë me mua që nga fillimi! Së bashku, do të sigurojmë paqe përmes fuqisë dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën sërish të sigurtë”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social.
Kush është Keith Kellogg?
Megjithatë, ky qëndrim ka ngritur shqetësime midis mbështetësve të Kievit, të cilët druhen se presidenti mund të negociojë një marrëveshje që do të lëshonte territore ukrainase Rusisë ose do të rrezikonte sigurinë e ardhshme të Ukrainës.
Cili është plani i Kellogg-ut?
Sipas raportimeve të reuters, plani i Kelloggut për t’i dhënë fund luftës, i paraqitur Trumpit në muajin korrik, përfshin:
Presion ndaj Rusisë: SHBA do ta paralajmëronte Rusinë se, nëse refuzon të negociojë, Uashingtoni do të rrisë mbështetjen për Kievin;
Ngrirja e vijës së frontit: Linjat aktuale të frontit do të “ngrihen” në pozitat e tyre aktuale, një propozim i refuzuar deri më tani nga të dyja palët;
Anëtarësimi në NATO: Çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të hiqej nga diskutimet, të paktën për një të ardhme të afërt.
Ky plan është i diskutueshëm, pasi do t’i jepte Rusisë kontroll të pakontestuar mbi disa pjesë të Ukrainës lindore për një periudhë të konsiderueshme kohore.
Për më tepër, disa republikanë, veçanërisht në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të kundërshtojnë një rritje të ndihmës për Ukrainën. Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.