Shembulli profetit Muhamed, jo thjesht një vështrim i së shkuarës, por edhe një leksion i së sotmes dhe të ardhmes. Ky ka qenë mesazhi i folësve të sotëm në konferencën mbarëshqiptare të zhvilluar në ambientet e Kolegji Universitar Bedër.
Konferenca ka bërë bashkë bashkësitë islame të Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe përfaqësuesi i bashkësisë në Zvicër Mehas Alija.
Në konferencë janë prekur aspekte të ndryshme nga jeta e profetit, duke i lidhur shumë nga thëniet apo veprat e tij me sfidat që ka sot e gjithë shoqëria jonë.
Bujar Spahiu, kryetar i komunitetit Mysliman të Shqipërisë,përcjell mesazhe që më së miri shfaqin vlerat e kësaj konference.
Të rinj besimtarë e studentë të kësaj konference shfaqën interes për të ndjekur nga afër konferencën “Profeti Muhamed, njeriu i dimensioneve të veçanta./abcnews.al