Profesori tregon “tmerrin e vërtetë” të vitit: Covid-19 dhe brutaliteti i policisë

schedule11:41 - 5 Tetor, 2020

schedule 11:41 - 5 Tetor, 2020

Matt Warshauer, një profesor historie në Universitetin Shtetëror të Connecticutit, që prej vitit 2003 organizon në shtëpinë e tij një shfaqje për Halloween. Por, në vend të dekorimeve që tregojnë ardhjen e Halloween-it, ai bazohet tek ngjarjet aktuale dhe tek ato që ai i konsideron si “tmerret e vërteta” të vitit.

Këtë vit, Warshauer ia dedikoi krejtësisht viktimave të Covid-19 dhe njerëzve me ngjyrë të vrarë nga policia, përfshirë  George Floyd dhe Breonna Taylor, vdekja e të cilëve shkaktoi protesta të shumta. Nga ana tjetër, ai vendosi disa fotografi të personave që kanë humbur jetën nga virusi, për të treguar se sëmundja ka vrarë njerëz me demografi të ndryshme, dhe jo vetëm të moshuarit.

Shfaqja e Halloween e Matt Warshauer tregon tmerret e vitit 2020.

“Black Lives Matter dhe koronavirusi janë dy çështjet kryesore kulturore dhe politike këto ditë,” tha Warshauer për Insider. Ai e ndërmori këtë nismë për herë të parë në 2003 pasi donte të shprehte vizualisht zemërimin e tij lidhur me luftën në Irak. Në vitin 2017, Warshauer krijoi të ashtuquajturën “Anija Trumpiane e Shtetit”, e cila paraqiste figura si Hillary Clinton dhe Donald Trump në një anije piratësh, të kompletuar me skelete dhe varre. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!