Profesori nga Maqedonia që kandidon për president: Jam më shqiptar se ty, 40 vite që përgatis një armatë njerëzish

schedule08:25 - 19 Maj, 2022

schedule 08:25 - 19 Maj, 2022

Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), ka propozuar Prof.as. Dr. Kimet Fetahun për kreun e ri të shtetit shqiptar.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka prezantuar veten, të gjithë jetën e tij deri te profesioni aktual i pedagogut.

Fetahu ka zbuluar se një pikat që do të donte të ndryshonte është zhvillimi urban, pasi duhet shoqëruar me infrastukturën përkatëse.

Sipas tij, në presidencë duhen rikthyer akademikët, siç kanë qenë më herët si Bamir Topi apo Rexhep Mejdani.

“Unë vazhdoj të jap mësim në fakultetin e Gjeologjisë së Minierave. Ne nuk jemi pedagogë të dalë nga fakultete gjeologjike, ne jemi inxhinier që dolëm dhe dhamë mësim.

Ftesa e partisë, të cilën unë e konsideroj si një vlerësim. Kam qenë edhe sekretar i kësaj partie më herët. Më herët kanë qenë edhe president të tjerë profesor si Bamir Topi apo Rexhep Mejdani. Mendoj se presidenca duhet rikthyer te akademikët, se mendoj se duhet parë më shumë paqe sociale. si për shembull, zhvillimi urban që duhet shoqëruar me infrastukturën përkatëse. Atje ku jetoj unë është pothuajse e gjithë Shqipëria, ka kuksian, tropojanë, vlonjatë, një kompleks te kthesa e Kamzës.

Një ditë unë me bashkëshortja ime, Tatjana, e cila ëështë nga Përmeti, shkuam në datën 2 janar para 14 vitesh i trokitëm dhe zonja që hapi derën i tha bashkëshortit, kanë ardhur nja dy njerëz nuk e di se ca duan. Ndërkohë raportet kanë ndryshuar, ne shkuam për vizitë.

Unë jam më shqiptar sesa ty. Unë kam 40 vjet që përgatisë një armatë të tërë njerëzish. Edhe mendoj që nuk ka asnjë problem, pasi Maqedonia zv. Kryeministrin e ka shqiptar”, u shpreh ndër të tjera Fetahu./abcnews.al