Profesionistet e lirë/ Malaj: Brenda dhjetorit kthehen këstet e paguara për tatimin

schedule15:48 - 21 Nëntor, 2024

schedule 15:48 - 21 Nëntor, 2024

Qeveria do të rikthej të gjitha këstet apo kamatvonesat e profesinoistëve të lirë që kanë paguar tatimin. Janë rreth 6500 profesionistë të lirë që do të marin mbrapsh tatimin e paguar pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë përfaqësuesja e FMN Anke Weber vlerësoi me rritje ecurinë ekonomike por kërkoi të hiqen përjashtimet tatimore.

Mbi 6 mijë profesionistë të lirë do të marin brenda këtij viti paratë që kanë paguar si tatim pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Në një konferencë së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe kreun e Bankës së Shqipërisë ministri I financave tha se janë 500 milion lekë ose 5 milion euro që do të rikthehen te profesionistët.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber vlerësoi ecurinë ekonomike në vend por njëkohësisht kerkoi të hiqen të gjitha përjashtimet tatimore.

Kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko tha se shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e sistemit europian të pagesave

Ndërkohë që përsa i përket rivlerësimit ministri I financave tha se procesi parashikohet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!