Profesionet e lira do tatohen / Ekspertët: Duhej të implementohej në 2029

schedule16:06 - 22 Mars, 2023

schedule 16:06 - 22 Mars, 2023

Mjekë, noterë , kontabilistë apo avokatët si dhe të gjitha ato kategori që do të specifikohen nga qeveria si profesionistë të lirë dhe janë të vetëpunësuar, do të paguajnë në varësi të të ardhurave një tatim prej 15 dhe 23%.

Projektligji i rishikuar me disa detaje pritet të kalojë për miratim në parlament. Eksperti Sotiraq Dhamo thekson se zbatimi pritet të nisë në janar të vitit 2024.

Por sa profesionistë të lirë preken nga këto ndryshime ligjore. Ekspertët theksojnë se taksimi i profesionistëve duhet të shtyhet dhe të hyjë në fuqi në 2029 kur nis edhe taksimi I biznesit të vogël

Taksimi i profesioneve të lira sipas qeverisë u vendos për shkak se një pjesë e tyre kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore dhe janë regjistruar si profesionistë të lirë, për t’iu shmangur tatimit për pagat e larta që arrin deri në 23%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!