Shtëpia jonë është një hapësirë ku të gjithë mund të ndihemi të sigurt dhe të mirëpritur, por e vërteta është se mund të gjendet një rrezik i fshehur aty ku nuk e presim. “Bright Side” ka publikuar një artikull me disa sende që duhet të tregoni kujdes.
Aceton për thonjtë

Pastruesi i manikyrit përmban alkool izopropil dhe acetat etil në përbërjen e tyre, dhe të dy përbërësit kryesorë janë të ndezshëm. Rekomandohet që produktet tuaja të thonjve t’i ruani në një vend të freskët dhe të errët me një temperaturë të qëndrueshme.
Grimcat e miellit në ajër

Në ajër, grimcat e vogla të miellit mund të shkaktojnë djegie të shpejtë. Kjo quhet shpërthim pluhuri. Kështu që është më mirë të jeni të kujdesshëm kur ndizni sobën ndërsa përdorni miell.
Gatimi në një sobë të ndotur

Është shumë e rëndësishme ta mbani sobën tuaj të pastër. Vaji i tepërt dhe yndyra mund të marrin flakë për pak sekonda dhe në fakt kjo është një nga arsyet kryesore pse nisin zjarret në shtëpi.
Laptopi, karikuesi, bateria dhe kabllot e tij

Karikimi i laptopit gjatë natës është një veprim i zakonshëm por njëkohësisht i rrezikshëm. Kur bateria mbingarkohet, mund të jetë një rrezik zjarri.
Dezinfektues me alkool

Nuk ka rëndësi nëse është në formë të lëngshme apo xhel, çdo lloj është i ndezshëm pasi përbëhet me alkool etilik. Kështu që nuk duhet të aplikoni pastrues duardh dhe më pas të gatuani ose të përdorni ndonjë gjë që lidhet me zjarrin. /abcnews.al

