Në kuadër të betejës për ndryshimet klimatike katër nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e automjeteve kanë arritur një marrëveshje me Kaliforninë për të prodhuar automjete më pak ndotëse.
Katër nga kompanitë më të mëdha prodhuese të automjeteve në botë kanë arritur një marrëveshje me Kaliforninë për të prodhuar automjete më pak ndotëse.
Marrëveshja është firmosur nga Ford, Honda, Volksvagen Amerikë e BMV Amerikë e Veriut me Kaliforninë, por negociatat dhe detajet janë mbajtur shumë sekret. Marrëveshja parashikon që automjetet të udhëtojnë deri në 80.4 km me 3.8 litra karburant Brenda 2026-ës, në krahasim me 59.5 kilometrat aktualë.
Analistët shprehen se prodhuesit e automjeteve të përfshira në këtë marrëveshje janë shumë të rëndësishme në nivel global. Ka nisur ndërkohë puna për të vendosur disa standarde emetimesh si dhe standarte për të kursyer karburant: Kina dhe Europa janë një hap para në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i përket betejës për reduktimin e emetimit të gazrave.
Por vendimi i këtyre prodhuesve përplaset me atë të Administratës Trump, e bindur se duhet një rivlerësim drastik për normat e periudhës së presidencës Obama.
Duke filluar që nga viti 2020, prodhuesit e automjeteve në Europë duhet të arrijnë norma më rigoroze për sa i përket nivelit të emetimit të gazrave. /ABC News Albania 24/7