Prodhuesit: Çmimet nga 1 janari do të rriten 15%

schedule20:59 - 6 Nëntor, 2021

schedule 20:59 - 6 Nëntor, 2021

Prodhuesit vendas e kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj. Kreu i shoqatës ë prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi theksoi se miratimi i paketës fiskale  do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% që nga 1 janari.

Sipas Zusit rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme.

Fasonët ndërkohë e vlerësojnë paketën fiskale qesharake dhe pa asnjë mbështetje për këtë sektor i cili ka numrin më të madh të punësuarve në vend. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për tu përshtatur me kërkesat e tregut.

Heqja e rimbursimit të TVSH-së prej 6% për fermerët është një ndër  ndryshimet më të kritikuara të paketës fiskale po ashtu edhe vendosja e akcizës për gazin për konsum. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!