Prodhuesi i tankeve ‘Leopard’ synon ndërtimin e një fabrike në Ukrainë

schedule22:31 - 6 Mars, 2023

schedule 22:31 - 6 Mars, 2023

Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall, që prodhon tankun për beteja, ‘Leopard’ mes armëve të tjera të rënda, po shpreson që të hapë një fabrike tankesh në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë, Armin Papperger për një gazetë gjermane.

Papperger, siç citohet nga e përditshmja “Rheinische Post” është shprehur se negociatat për ndërtimin e një fabrike të tillë janë në vijim ndërsa shtoi se vendimi do të merret brenda dy muajsh.

Një fabrikë e mundshme do të kushtonte rreth 200 milionë euro dhe mund të ndërtoheshin rreth 400 tanke çdo vit, tha Papperger për “Rheinische Post”.

Papperger shtoi se një version i ri i tankut luftarak plotësisht të dixhitalizuar “Panther” mund të ndërtohet po ashtu në Ukrainë. Rheinmetall është prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani me rreth 25,000 punonjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!