Paderborn njoftoi fillimin e bashkëpunimit me sponsorin e ri, që do të jetë kompania Four 20 Pharma, e specializuar në prodhimin e marijuanës mjekësore.
Marrëveshja e bashkëpunimit lidhet për dy vjet. Klubi do të luajë me reklamat e prodhuesit në gjoks.
“Sponsorizimi na jep mundësinë të informojmë specialistët dhe publikun e gjerë për kompaninë tonë në të gjithë Gjermaninë. Përmes edukimit gjithëpërfshirës, ne duam t’i japim fund stigmës rreth bimës medicinale më të vjetër në botë të bazuar në paragjykime dhe dezinformata”, tha CEO i Four 20 Pharma, Thomas Shatton. /G.D abcnews.al/
Ein regionales Unternehmen wird Haupt- und Trikotsponsor: Four 20 Pharma übernimmt die Brust unseres Trikots! ➡️ https://t.co/VdCb6Ahgma | @420pharma | #SCP07 pic.twitter.com/ipBqzDJe5y
— SC Paderborn 07 (@SCPaderborn07) June 23, 2023