Prodhonin ilaçe që të “shëronin” nga COVID-19, Gjykata vendos për dy “kuruesit e rremë”

schedule13:39 - 17 Korrik, 2020

schedule 13:39 - 17 Korrik, 2020

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia duke u vendosur masën “detyrim paraqitje” per Frederik Frrokaj dhe nipin e tij Henri Frrokaj.

Këta persona, u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Lezhës pasi prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, kundrejtë pageses 20.000 lekë të reja.

LEXO edhe: Gënjente qytetarët se kishte prodhuar ilaçin për COVID-19, arrestohet mjeku popullor

Sipas policisë 57 vjeçari përmes rrjetit social Facebook bënin thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi, ndërsa nipi i tij i shiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!