Rritja e krimbit të mëndafshit dhe prodhimi i mëndafshit nuk janë të zakonshme në Shqipëri. Por në zonën e Dajcit në Lezhë, fermerja e vetme që e ka trashëguar këtë zanat prej më shumë se gjysmë shekulli i ka dorëzuar stafetën një artizaneje të re për të mos e humbur këtë traditë.
Mëndafshi do të vijojë të prodhohet në mënyrë tradicionale në Dajç të Lezhës.
Lejla Shehu Bejleri, e vetmja që prej më shumë se 50 vitesh ka rritu në kushte shtëpie krimbin e mëndafshit ja ka trashëguar një artizaneje të re.
Françeska Pjetraj do të vijojë traditën shumë vjeçare të zonës. Françeska shpreson të mos mbetet e vetme në këtë rrugëtim.
Për kontributin e dhënë në ruajtjen e traditës Bashkia e Lezhës ka vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje Lejla Shehu Bejlerin.
Fija e mëndafshit e prodhuar në mënyrë artizanale përdoret për prodhimin e veshjes tradicionale të zonës së Zadrimës. /abcnews.al