Administratori i KESH Erald Elezi, i ftuar në programin ‘ Sheshi i Dollarit’, u shpreh se Korporata e ka të nevojshme të importojë energji për të përmbushur kapacitetet. Elezi përmendi investimet dhe nismat e qeverisë si për shembull ankandet të cilat kanë pasur ndikim pozitiv.
Administratori përmendi synimin e ministrisë dhe KESH që deri në vitin 2030 vendi të ketë pavarësi energjitike.
“KESH në një vit mesatar mbulon rreth 70-75 % të konsumit vendas, për pjesën tjetër kemi importe. KESH është i detyruar drejt importit, ka nisur me këto me investime dhe nismave të ministrisë si psh dy ankandet ku një prej tyre ka nisur akstivit. KESH blen energjinë nga një park fotovoltaik si ai i Karavastasë që është i instiialuar prej 140 megash dhe e ndihmon KESH . Kontrata me parkun është 70 mega sipas ankandit janë me një me një kosto minimale ndërsa pjesa tjetër është një kosto reference e cmimit të bursës upex minus një cmimi negociuar mes KESH.
Këto investim edhe nismat përmes ankandeve kanë ndihmuar KESH që e ka ndjerë gjatë 2023-2024 efektet e impianteve të ndërtuara. Të gjithë njësitë që i quajmë prodhues me përparësi Hecet e vegjël që janë nën skemë mbështetëse nga ministria janë energjia që i bashkohen sistemit dhe bëhen kontributor që në vitin 2029-2030 të kemi këtë pavarësi energjitike. “ / abcnews.al