Prodhimi global i naftës rritet me 27 për qind

schedule15:12 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:12 - 13 Shtator, 2023

Prodhimi botëror i naftës u rrit me rreth 27 për qind ose 280 mijë fuçi në ditë , në gati 101.5 milionë në gusht, i nxitur nga flukset më të larta nga Kanadaja, Irani dhe Kina, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (ANE).

Prodhimi i OPEC-ut arriti në 33.52 milionë fuçi në ditë në gusht, me 120 mijë fuçi në ditë nga korriku. Irani rriti prodhimin e tij të naftës së papërpunuar me 100 mijë fuçi në ditë në 3.14 milionë fuçi në ditë në gusht, rritja më e madhe në grup. Prodhimet gjithashtu i rritën edhe Nigeria, Iraku, Libia dhe Guinea Ekuatoriale.

Prodhimi i Arabisë Saudite, prodhuesi më i madh i grupit, ra me 100 mijë fuçi në ditë në 8.98 milionë fuçi në ditë. Megjithatë, prodhimi në Algjeri, Venezuelë, Angolë dhe Kongo mbeti relativisht i ngjashëm me muajin e kaluar.

Prodhimi i naftës në vendet jashtë OPEC-ut arriti në 67.97 milionë fuçi në ditë në gusht, 170 mijë fuçi në ditë më shumë se korriku. Me uljet e prodhimit nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, ANE pret që prodhimi global të bjerë gjatë pjesës së mbetur të vitit.

“Nga shtatori e tutje, reduktimi i prodhimit të OPEC+, e udhëhequr nga Arabia Saudite, do të sjellë një mungesë të konsiderueshme të furnizimit gjatë tremujorit të katërt”, tha ANE. Agjencia konfirmoi se furnizimi global i naftës pritet të bjerë me 330 mijë fuçi në ditë nga gushti deri në fund të vitit.

Për këtë vit, prodhimi global i naftës parashikohet të rritet me 1.5 milionë fuçi në ditë në një rekord prej 101.6 milionë fuçi në ditë, ku “SHBA, Irani – pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare dhe Brazili, renditen si tre burimet kryesore të rritjes në botë”, tha agjencia.

Rritja e kërkesës pritet të ngadalësohet në vitin 2024

Kërkesa totale për naftë parashikohet të rritet me 2.2 milionë fuçi në ditë për të arritur në 101.81 milionë fuçi në ditë këtë vit, “të cilës i paraprin rikthimi i konsumit kinez, karburantit të avionëve dhe lëndëve të para petrokimike”, shton ANE.

Në vitin 2024, rritja e kërkesës globale pritet të ngadalësohet ndjeshëm në rreth 1 milion fuçi në ditë në 102.8 milionë fuçi në ditë. Rënia e rritjes së kërkesës i atribuohet “rritjes së efikasitetit, depërtimit të Automjeteve Elektrike (AE) dhe punës nga shtëpia e cila çon në uljen e mëtejshme të shpenzimeve”.

ANE për vitin 2024 parashikon ulje të kërkesës në Kinë, importuesi më i madh në botë i naftës dhe konsumatori i dytë më i madh i naftës.

“Ne shohim rritjen e kërkesës kineze mesatarisht 1.6 milionë fuçi në ditë në 2023 përpara se të ngadalësohet ndjeshëm në 640 mijë fuçi në ditë në vitin 2024 ndërsa po materializohet një mjedis makroekonomik gjithnjë e më sfidues, me nxitësit tradicionalë të kërkesës si PBB-ja që rikonfirmojnë ndikimin e saj pas trazirave të periudhës së pandemisë”, tha ANE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!