Proda takim me zyrtarin policor të Zvicrës/ Fokus i diskutimit, bashkëpunimi ndërmjet policisë së shtetit dhe asaj zvicerane

schedule12:49 - 4 Nëntor, 2024

schedule 12:49 - 4 Nëntor, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda realizoi një takim me Oficerin Ndërlidhës të Zvicrës për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Bertram Hinze.

Në qendër të takimit ishin ecuria e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Zvicrës, si dhe fushat e reja ku ky bashkëpunim mund të zhvillohet më tej, në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit falënderoi Oficerin Ndërlidhës të Zvicrës, për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, si dhe vlerësoi rezultatet e arrira në kuadër të këtij bashkëpunimi, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimit të narkotikëve. Gjithashtu, një sërë suadrash të përbashkëta hetimore, kanë rezultuar me operacione policore të suksesshme.

Ndërkaq, Oficeri Ndërlidhës i Zvicrës falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për pritjen dhe frymën miqësore të takimit, i shprehu atij, urimet e tij dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Federale të Zvicrës, për detyrën e re, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mjaft frytdhënës mes palëve. Gjithashtu, z. Hinze konfirmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në interes të luftës së përbashkët kundër krimit, si dhe propozoi shqyrtimin e mundësive të reja të bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve konkrete, tajnimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Pergjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoi homologun e tij, për urimin dhe shprehu vullnetin për ta vijuar bashkëpunimin intensiv mes palëve, si dhe për ta forcuar atë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!