Proda takim me Drejtorin e ICITAP: Mirënjohje për kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit

schedule12:51 - 16 Tetor, 2024

schedule 12:51 - 16 Tetor, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i ICITAP garantojnë thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në ShBA.

Me qëllim konsolidimin e urave të bashkëpunimit, në kuadër të programit amerikan ICITAP, Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në takim Richard Deasy, Drejtorin e programit ICITAP.

Gjatë takimit, Drejtor Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, për trainime per hetime dhe operacione policore me rëndësi. Në vijim, Drejtori siguroi se angazhimi i strukturave të Policisë, do të intensifikohet, me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.

Deasy inkurajoi Drejtorin e Përgjithshëm që të fokusojë përpjekjet e Policisë, për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!