ProCredit Bank: Shërbimi bankar dixhital në kohë pandemie

schedule15:30 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:30 - 20 Nëntor, 2020

Prej disa muajsh jemi duke u përballur me pandeminë e koronavirusit, ndërsa ekspertët këshillojnë se e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur është higjiena dhe distanca sociale.

Kjo e fundit është thuajse e pamundur të respektohet sidomos në vende ku qytetarët shkojnë për të marrë shërbim, siç janë bankat, ku grumbullimet janë të vështira për t’u shmangur.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodh me ProCredit Bank, që duket se e ka gjetur zgjidhjen.

Klara Noku, përfaqësuese e ProCredit Bank në një lidhje për ABC me Juli Xhokaxhi foli për mënyrën si po operon banka në kushtet e pandemisë.

“Radhët e gjata në banka kanë qenë gjithnjë një shqetësim kryesor, por sidomos kohët e fundit ëhstë vënë në dukje. Kjo mjafton që të kalosh pranë institucioneve bankare që shikon njerëz që presin gjatë. Pritja është mëse e arsyetueshme nga pjesa e klientit sepse kuptohet që duan të marrin shërbim bankar por kjo ka ardhur si rezultat faktit që deri para pandemisë bankingu direkt ishte fokus i dytë për bankat dhe pjesa e bankingut tradicional ishte fokusi kryesor.

Por kjo nuk ka ndodhur me ProCredit Bank sepse në periudhën ku të gjitha bankat vendosnin ta praktikonin atë dixhitalizimin, në bankën tonë u ndoq një strategji krejt tjetër. Ne zgjodhëm që ta vendosim të gjithë këtë praktikë duke investuar në infrastrukturën e duhur për të bërë të mundur sjelljen e të gjitha shërbimeve nëpërmjet rrugëve dixhitale dhe elektronike. Kjo është edhe arsyeja pse në bankën ProCredit nuk ka pasur radhë madje edhe në periudhën kur bankat punonin në orare të shkurtuar. Kjo për faktin se klientët tanë janë totalisht të pavarur nga orari zyrtar i punës”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!