Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Procesi në Hagë, qartazi politik”/ Nura: Ndërtimi i Gjykatës Speciale, me presion ndërkombëtar. Kosova duhet ta zhbëjë

schedule20:35 - 3 Mars, 2026

schedule 20:35 - 3 Mars, 2026

Gazetari Artur Nura thotë se procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është politik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nura u shpreh se Kosovës i lind e drejta që ta zhbëjë Gjykatën Speciale, përmes parlamentit, ashtu siç miratoi ndërtimin e saj.

“Unë besoj te intiuita e Ramës, ka kapur momentin. Ne po flasim për dy procese të ndryshme, të liderëve të njëjtë të UÇK-së. Ky është proces qartazi politik, ka ndodhur në moment politik domethënës dhe po vazhdon të procedohet në mënyrë politike. Ka ardhur me presion ndërkombëtar ndërtimi i kësaj gjykate, mos ta harrojmë këtë gjë. Meqë kemi të bëjmë me proces politik. Unë besoj se Rama, mund të lëvizë analet diplomatike për ta çuar këtë vullnet jo vetëm në komunikimin me presidentin në Shtëpinë e Bardhë, por dhe me rrugë të tjera, për ta bërë politike deri në fund, ka qasje politike. Kjo qasje mund të vijë vetëm nga Shtëpia e Bardhë. Rama mbolli një farë aty, hodhi idenë që mund të reagohetm, kemi një prokuror që në procesin tuaj ishte i njëanshëm. Edhe pyetja e Trump ka qenë, nëse bëhet fjalë për atë. Kosovës i lind e drejta që këtë që ndërtoi, e cila u konvertua jo në proces juridik të pastër, po në proces politik të pastër, ta zhbëjë. Me parlament, siç e ndërtoi.”, theksoi ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!