Procesi i Brdo Brijunit, presidenti Begaj niset drejt Shkupit

schedule08:25 - 10 Shtator, 2023

schedule 08:25 - 10 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të niset këtë të dielë për në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një njoftimi nga Presidenca, bëhet e ditur se kreu i shtetit do të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, niset sot ditë e dielë, më 10 shtator, për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit, i cili këtë vit do të organizohet në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pritet që liderat në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!