Nuk ka shkuar e qetë post ndeshja Laçi – Tirana. Presidenti i kurbinasve, Pashk Laska dhe ai i bardhebluve Refik Halili janë përplasur fizikisht pasditen e së mërkurës. Policia bën të ditur se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë Halilin e Laskën, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” në kryeqytet. Ata do hetohen për vepën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.
Të shtunën nuk u mbyll e qetë edhe sfida e kampionatit mes Tiranës dhe Laçit. Në korridoret e stadiumit “Selman Stërmasi”, pati tensione ku u përfshi edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska. Për këtë ngjarje ai u ndëshkua me 3 ndeshje pezullim, ku nuk munguan edhe ndëshkime të tjera si për Tiranën dhe Laçin.

