Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Procedohen penalisht tre persona në Fier për zjarrvënie të qëllimshme

schedule12:16 - 15 Korrik, 2025

schedule 12:16 - 15 Korrik, 2025

Policia e Fierit ka identifikuar dhe proceduar penalisht 3 autorët e dyshuar të zjarrëvënieve në fshatrat Drenovë, Suk 2 dhe Frakull e Madhe. Konkretisht janë proceduar penalisht: E. V., 70 vjeç, banues në fshatin Drenovë; Xh. R., 59 vjeç, banues në fshatin Suk 2 dhe R. Ç., 48 vjeçe, banuese në fshatin Frakull e Madhe.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarreve që këta 3 shtetas kanë ndezur në tokat e tyre, për djegien e mbeturinave, janë djegur sipërfaqe pyjore, si dhe sipërfaqe të mbjella me vreshta dhe pemë frutorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!