Procedohen penalisht për krime mjedisore 4 persona në Dibër, mes tyre 2 inspektorë pyjesh

schedule09:53 - 14 Qershor, 2021

schedule 09:53 - 14 Qershor, 2021

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 47 vjeçarin A. K., pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht A. K.,  51 vjeç, L. D., 60 vjeç, me detyrë Inspektor Pyjesh, si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është proceduar penalisht 44 vjeçari R. D., pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet ‘Ifa’, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Sakaq policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale lënda drusore dhe automjetet që  i transportonin, ndërkohë materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Informacion-Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  kanë  proceduar penalisht shtetasin A. K., 47 vjeç,  pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet furgon lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit A. K.,  51 vjeç, L. D., 60 vjeç, (me detyrë Inspektor Pyjesh), si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është proceduar penalisht shtetasi R. D., 44 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet ‘Ifa’, lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  lënda drusore dhe automjetet që  i transportonin.

Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartëpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!