Policia ka proceduar kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për protestën e djeshme, e organizuar nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit.
Krahas tyre, i proceduar në gjendje të lirë është edhe kreu i PR-së, Fatmir Mediut si edhe Cclirim Gjata i PD.
Abcneës.al mësoi se në listën e të proceduarve për protestën e djeshme janë edhe artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa si dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.
“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës. /abcnews.al