Nëse pini gjithmonë pas ngrënies një filxhan çaj apo kafe, kini kujdes. Ky zakon mund të shkaktojë mungesë hekuri, e cila shfaqet me lodhje, rrahje të shpeshta zemre dhe të dridhura. Mungesa e hekurit është e zakonshme sepse përmbajtja e tij në ushqime është e ulët dhe thithja nga zorrët është shumë e vështirë.
Mangësitë janë më të zakonshme tek foshnjat, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe ata që ushqehen me një dietë vegjetariane. Konsumimi i kafesë dhe çajit menjëherë pas vaktit ndikon negativisht duke zvogëluar përthithjen e hekurit nga ushqimi. /abcnews.al