Problemi kryesor që shqetëson Vladimir Putin/ Si po ia harxhon Ukraina naftën dhe benzinën?

schedule11:26 - 1 Maj, 2024

schedule 11:26 - 1 Maj, 2024

Mes sulmeve me dronë mbi rafineritë në Rusi, Ukraine e detyroi Kremlinin të mbronte njëkohësisht territorin dhe të bënte luftë me vendin fqinj. Sulmet me dronë mbi rafineritë ruse arritën të pamendueshmen, që vendi më i madh i karburanteve të mbetet pa to, shkruan Politico.

Sipas të dhënave nga autoritetet ruse, çmimet e naftës në tregun rus janë rritur ndjeshëm. Kjo rritje e çmimit ishte 10 për qind vetëm gjatë javës së kaluar. Gjithashtu, benzina është më e shtrenjtë në gjashtë muajt e fundit. Çmimi i saj është 20 për qind më i lartë se në fillim të vitit. Arsyeja për rritjen e çmimeve është se rafineritë u detyruan ta ndalonin prodhimin.

Në një sulm me dron më 24 prill, ukrainasit shkaktuan dëme të mëdha në dy depo karburanti në pronësi të gjigantit rus të energjisë “Rosneft”. Depot ndodhen 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Dhjetëra rafineri ruse u sulmuan në fillim të këtij viti, sepse Kievi i konsideron ato si objektiva legjitime ushtarake.

“Është si një mushkonjë – kur nuk mund ta gjesh, nuk mund ta vrasësh dhe ajo kthehet çdo natë, dikur ti je i lodhur. Është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar presionin në frontin (ukrainas)”, ka thënë ish-oficeri i inteligjencës ushtarake britanike Phillip Ingram.

Pasoja e kësaj është se Moska ka ulur eksportet e naftës në një minimum pothuajse historik. Eksportoi 712 mijë tonë naftë javën e kaluar, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2023 kishte eksportuar 844 mijë tonë. Ky është problem politik dhe ushtarak për Moskën.

Përveçse është thelbësore për luftën e Rusisë në Ukrainë, karburanti i lirë është “ofertë kryesore” nga presidenti Vladimir Putin për rusët. Në fakt, është ilaç kundër pagave të ulëta dhe monedhës së dobët vendase – rubla.

Strategji fituese?

Ka të ngjarë që ky trend të vazhdojë. Analisti i Fondit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Igor Yushkov, ka thënë se çmimet e karburanteve nuk mund të ulen në një të ardhme të afërt dhe se Rusia mund të duhet të importojë benzinë nga rezervat e depozituara në Bjellorusinë fqinje.

Vitin e kaluar, Moska u detyrua të ndalonte eksportin e benzinës dhe naftës për shkak të mungesës në tregun vendas. Mbajti çmimet të ulëta, gjë që qetësoi shoferët dhe stimuloi artificialisht sektorin e bujqësisë.

Megjithatë, duke pasur parasysh se çmimet e karburanteve janë rritur në tregun ndërkombëtar, një pjesë e karburanteve ruse, të destinuara për tregun vendas, kanë filluar të shiten jashtë vendit. Kjo rezultoi në rritjen e tregut të zi. Moska lehtësoi kufizimet e eksportit në nëntor të vitit të kaluar, por u detyrua t’i kthente muajin e kaluar për shkak të sulmeve ukrainase.

Ndërsa shumica e vendeve perëndimore ndaluan importimin e benzinës dhe naftës ruse, Emiratet e Bashkuara Arabe, disa vende të Amerikës së Jugut dhe Afrikës së Veriut vazhduan t’i importonin dhe rieksportonin ato.

Maria Shagina, eksperte për ekonominë ruse në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, beson se sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse i bënë më të vështira sanksionet që Perëndimi kishte vendosur më parë ndaj Rusisë.

Megjithatë, përpjekjet e Ukrainës për të parandaluar eksportin e naftës ruse shkaktuan reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi se kjo mund të prishë tregun global të energjisë. Moska iu përgjigj sulmeve të Ukrainës duke sulmuar rrjetin elektrik të Ukrainës, duke lënë në errësirë miliona ukrainas.

Kievi ka thënë se do të bënte gjithçka për të kërcënuar aftësinë e Rusisë për të bërë luftë, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së. Ish-oficeri i inteligjencës ushtarake britanike Ingram beson se sulmet ukrainase po japin efekt. Siç theksoi ai, kjo mund të jetë strategji që do të studiohet në akademitë e trajnimit të oficerëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!