Problemi i pozicioneve jashtë loje: Wenger zbulon risinë, ç’teknologjie në “Katar 2022”

schedule12:59 - 8 Prill, 2021

schedule 12:59 - 8 Prill, 2021

Vitet e fundit futbolli sa vjen dhe po bëhet më i varur nga teknologjia. Goal Line Technology dhe VAR janë disa nga sistemet e përdorura që po ndryshojnë rrënjësisht historinë e lojës, por mesa duket nuk ka mbaruar me kaq. Ish-trajneri i Arsenal dhe tashmë drejtori i FIFA për zhvillimin global të futbollit, Arsene Wenger, kërkon zbatimin e një sistemi automatik për lojtarët që ndodhen në pozicion jashtë loje.

“Mendoj se sistemi automatik për pozicionin jashtë loje do të jetë gati për Kupën e Botës 2022. Kjo risi do të thotë se tek ora e gjyqtarit anësor do të shkojë një sinjal nëse kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje apo jo. Kemi shumë situata kur lojtarët janë në të njëjtën linjë dhe është e vështirë për të gjykuar”, deklaron francezi në emisionin “Living Football”.

 

“Koha që duhet të presim për një vendim nga ndihma e VAR është rreth 70 sekonda, 1 minutë e 20 sekonda, por ka disa raste që duhet të presim më shummë kur situate është e vështirë për t’u vlerësuar. Shikojmë shumë festime që më pas anulohen për shkak të kësaj situate ku ndodhemi dhe mendoj se kjo që duam të bëjmë është një hap i rëndësishëm.

Në rast se do të vendosim për një sistem gjysmë të automatizuar, atëherë fillimisht gjyqtari do të shkojë sërish në monitorin e VAR. Por, unë po bëj shumë presion për ta patur plotësisht të automatizuar, për të fituar më shumë kohë”, përfundon Wenger. Kujtojmë që sistemi gjysmë i automatizuar u testuar për herë të parë nga FIFA në Kupën e Botës për Klube në vitin 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!