Problemet teknike të minutës së fundit e detyruan SpaceX të anulojë përpjekjet për të nisur katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për NASA-n.
Numërimi mbrapsht u ndërpre dy minutat e fundit të mbetura para se të niste procesi i lëshimit të raketës në hapësirë nga Qendra Hapësinore Kennedy. Problemi u kuptua në momentin e fundit disa sekonda para nisjes dhe koha nuk mjaftonte të riparonin problemin i cili përfshinte sistemin e ndezjes së motorit.
SpaceX e shtyu nisjen deri të paktën të enjten.
Të lidhur në kapsulën në majë të raketës Falcon ishin dy astronautë të NASA-s, një kozmonaut rus dhe një astronaut nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Iu desh të prisnin derisa të shkarkohej e gjithë karburanti nga raketa një proces që zgjat një orë përpara se të dilnin jashtë.
“Ne do të rrimë këtu duke pritur,” i siguroi të gjithë komandanti Stephen Bowen. “Ne jemi mirë.”
Bowen dhe ekuipazhi i tij, përfshirë astronautin e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe Sulltan al-Neyadi, u caktuan në një mision mujor, ku do të zëvendësojnë katër astronomë të stacionit hapësinor.
Zyrtarët thanë se problemi përfshinte pajisje të përdorura për ngarkimin e lëngut të ndezjes së motorit. Ekipi i nisjes nuk mund të ishte i sigurt nëse ishte ngarkuar lëngu. Një inxhinier i SpaceX e krahasoi këtë sistem kritik me kandelat për një makinë. /abcnews.al