Problemet në repartin e mbrojtjes, Ancelotti konfirmon se mund të transferojnë dikë në janar

schedule14:21 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 14:21 - 20 Dhjetor, 2023

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti e ka lënë të hapur derën për një nënshkrim të ri në merkaton e janarit, ku me shumë gjasa do të jetë një qendërmbrojtës.

Pasi David Alaba këputi ligamentin e gjurit, kjo bën që klubi spanjoll të ketë vetëm Rudiger dhe Nacho si qendërmbrojtës natyralë. Eder Militao thuhet se është pranë përfundimit të rikuperimit të tij, por do të kthehet në shkurt.

“Kemi folur me klubin, do ta vlerësojmë në ditët në vijim. Kemi kohë ta bëjmë sepse merkato përfundon në datën 31 dhe ne do të kërkojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Tani për tani, nuk jemi me nxitim, do të marrim një vendim së bashku”, tha fillimisht Ancelotti.

Pasi mposhti Villarreal të dielën, trajneri italian deklaroi se Tchouameni ishte si opsion i parë për t’u bërë një qendërmbrojtës i improvizuar nëse do të duhej.

“Tchouamenit nuk i pëlqen të luajë si qendërmkbrojtës, ashtu si Camavinga që nuk i pëlqen të luajë si mbrojtës krahu. Ai është i bindur se nëse ka një emergjencë, do të luante si qendërmbrojtës. Ai është i lumtur të luajë atje për dy ose tre ndeshje, por gjithmonë nëse është në emergjencë.”

Ai u pyet se çfarë lloji mbrojtësi do të dëshironte të vinte dhe nëse ai mbrojtës ishte i ngjashëm me Rafa Marin, i cili është huazuar te Alaves.

“Nuk është koha për të përmendur emra. Mendoj se ekziston mundësia për të nënshkruar me një lojtar, nëse ata janë të mirë për klubin dhe për sezonin, ne do ta bëjmë atë”, përfundoi Ancelotti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!