Problemet fizike marrin fund, Rrahmani rikthehet në dispozionin të Gattusos

schedule20:53 - 31 Mars, 2021

schedule 20:53 - 31 Mars, 2021

Amir Rrahmani po luante si titullar në ndeshjet e fundit të Napolit, por u detyrua të frenohej në momentin më të mirë.

Kapiteni i Kosovës pësoi një tërheqje muskulore në kofshë një ditë përpara sfidës Milan-Napoli (0-1) të datës 14 mars.

27-vjeçari humbi tre ndeshjet e Kosovës, por ia ka dalë të rikuperohet. Lojtari nga Prishtina është rikthyer sot në stërvitje me Napolin.

Një lajm i mirë për trajnerin Gennaro Gattuso. Napoli rikthehet të luajë të shtunën (3 prill) në “Diego Armando Maradona” përballë Crotones. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!