Problemet ekonomike të klubit, Everton i detyruar të shesë tre nga yjet e skuadrës

schedule15:36 - 23 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 23 Nëntor, 2023

Jo vetëm sulmuesi Dominic Calvert Lewin, i cili përfundoi në radarët e Neëcastle, Everton mund të duhet të shesë edhe dy lojtarë të tjerë të vlefshëm në merkaton e janarit për shkak të problemeve ekonomike që kanë goditur klubin dhe që pritet ta penalizojnë me 10 pikë në klasifikim.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Pickford dhe Onana mund të jenë dy të sakrifikuarit e radhës, veçanërisht nëse pranohet kërkesa e kompesimit të bërë nga Burnley, Leicester dhe Leeds për 300 milionë paund./h.ll/abcnews.al