Kohët e fundit rastet e futbollistëve që kanë shfaqur probleme me zemrën janë shtuar ndjeshëm. Për fat të keq për shkak të këtyre problemeve, si ai i Cristian Eriksen gjatë Europianit 2020 apo edhe i Sergio Aguero që vendosi të varte këpucët në gozhdë, duke e konsideruar të pamundur mundësinë të luante sërish në fushën e blertë, kanë shqetësuar shumë stafet e klubeve.
Shpesh është përfolur se probleme të tilla mund të vijnë nga situata e Covid-19, apo vaksinimi antiCovid.
Të gjitha këto janë thjeshtë hipoteza, që i hedh poshtë mjeku kardiolog në Federatën angleze, Sanjay Sharma. Kardiologu Sharma ka theksuar se këto raste nuk kanë të bëjnë me Covid, ndërsa i sheh thjeshtë si një rastësi të keqe.
“Është shqetësues fakti që njerëz kaq të rinj që supozohen të jenë pjesa më e shëndetshme e shoqërisë të kenë probleme kardiake. A po testohen si duhet këta njerëz? Ndjesia ime është se një është një statistikë fatkeqe se sa një trend në rritje i futbollistëve me probleme. Të gjithë po dalin në konkluzionin se kjo vjen prej COVID, apo edhe më keq se diçka e tillë vjen prej vaksinës.
Unë mund të them se arresti kardiak i Eriksen nuk ka të bëjë fare me COVID apo me vaksinën, apo edhe problemet e fundit të Agueros. Si dikush që ka njohuri në këtë fushë mund të them se problemet e tyre erdhën nga futbolli dhe jo faktorë të tjerë, mund të them se ishte fat i keq”, ka theksuar kardiologu Sharma. /f.a/abcnews.al