Problemet e kockave te fëmijët, ortopedi tregon si ndikon mënyra e ecjes, pesha dhe qendrimi

schedule10:44 - 23 Korrik, 2020

schedule 10:44 - 23 Korrik, 2020

Shumë prindër janë të shqetësuar kur shohin fëmijën e tyre, teksa ecën në majë të gishtave.

I ftuar në Abc e Mëngjesit, ortopedi Ilvi Begolli ka sqaruar se deri në moshën 2 ose 3 vjeçare, ky nuk është një problem, por që kur ndodh 5 vite e lart mund të krijojë problemet për kockat.

“Koha që fëmija mund të ec në majë të gishtave varet nga koha, e cila zgjat deri në moshën 2 ose 3 vjeç. Mosha 5 vjeç është shumë lart, do të thotë që ka një problem. Prindërit duhet të konsultohen.

Nëse një fëmijë ecën në majë të gishtave, por gjatë ditës ai ul thembrat. Në terrene normale si kodra të vogla ecën normal dhe më vonë ecen në maj të gishtave, atëherë ne e shquajmë ne.

Është kjo faza kur fëmija çohet në këmbe, ne i themi prindërve që t’i vlerësojnë nëse kanë vështirësi. Ti kontrolojnë te mjeku, pediatri ose ortopedi. Nëse fëmija sposton posturën dhe këto lëvizje i bën edhe në terrene të tjera, ne mendojmë që këto veprime nuk kanë  të bëjnë me sjelljen. Atëherhë ne bëjmë lëvizje të tjera, i themi prindërve”, tha doktori.

Më tej, ai ka theksuar edhe një fakt interesant se fëmijët meshkuj ecin më shumë në maj të gishtave sesa vajzat.

“Meshkujt ecin më shumë në maj të gishta sesa fëmijët vajza. Nuk ka 1 shpjegim për këtë, po statistikat thonë kështu. Nëse keni parasysh këto rrethoret që fëmija përdor për të ecur, janë një gabim për zhvillimin e fëmijës. Pasi fillon të përshatet me atë dhe krijon një sjellje, që ndikon më vonë. Në vend që të krijojë një bazë trekëndore ku të vendos këmbët dhe thembrat, krijon një ecje tjetër”, u shpreh Begolli.

Sipas ortopedit, pesha e fëmijës nuk ndikon te kockat e fëmijës, por peshat e jashtme po si mbajtja e çantës.

“Nuk ndikon në një fazë të hershme. Ndikon shumë gjatë fazës së zhvillimit shkollor. Fëmija ka nnjë preshë, ku duhet të ketë një maksimale a minimale. Ndikojnë në fakt pesha e jashtme te fëmijët, kur mbajnë gjatë shkollës. Peshat e jashtme janë ato që influencojnë një zhvillim të fëmijës”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!