Probleme për Monzën, ish-kapiteni i Interit dëmtohet dhe do të mungojë gjatë

schedule23:20 - 22 Gusht, 2022

schedule 23:20 - 22 Gusht, 2022

Kanë filluar tashmë problemet e parë për Monzën, teksa një nga transferimet më të bujshëm të skuadrës ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Bëhet fjalë për Andrea Ranochia, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Napolit, dhe nga analizat e detajuara evidentuan problemet në kyçin e këmbës së djathtë teksa lojtarit do t’i duhet minimalisht tre muaj për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Ish-kapiteni i Interit do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa në reagimin e fundit, Ranochia thekson se do të rikthehet së shpejti për të kontribuar me skuadrën e re. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Berlusconi dhe Galliani do të ndërhyjnë në merkato për të zëvendësuar Ranochian duke qenë se ky i fundit ishte llogaritur titullar në ekipin e drejtuar nga Giovanni Stropa.

/f.a/abcnews.al