Merih Demiral është detyruar të ndalet sërish. Mbrojtësi turk ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të qëndrojë disa ditë larg fushave të blerta.
22-vjeçari i prapavijës së Juventusit, i është nënshtruar ditën e sotme rezonancës magnetike, që ka konfirmuar problemet muskulore të lojtarit.
.@Merihdemiral è stato sottoposto nella giornata odierna presso il J|Medical a risonanza magnetica che ha evidenziato un quadro di elongazione del muscolo ileopsoas di destra. I tempi di recupero sono di circa 10 giorni. pic.twitter.com/OutmON4su2
— JuventusFC (@juventusfc) November 23, 2020
Demiral do të qëndrojë jashtë fushave minimalisht 10 ditë, duke humbur në këtë mënyrë sfidat ndaj Ferencvaros dhe Dynamo Kyiv në Champions, dhe atë ndaj Beneventos në kampionat.
Kampionët e Italisë shpresojnë që rikuperimi i lojtarit defensiv të shkojë mirë dhe pritet të rikthehet në dispozicion të Pirlos për derbin ndaj Torinos (5 dhjetor). /abcnews.al