Amir Abrashi u rikthye të luajë me Freiburg. Mesfushori i kombëtares kuqezi, u fut në fushë në minutën e pestë në duelin jashtë fushe ndaj kampionëve të Bayern Munchen.
Baptiste Santamaria u dëmtua dhe në vendin e francezit u fut “pitbulli” dardan. Gjithsesi, 30-vjeçari ishte i pafat dhe një dëmtim muskulor e detyroi të largohej në minutën e 54-t.
Dëmtim pësoi edhe Kastriot Dermaku ditën e djeshme. “Gjiganti” i mbrojtjes së Lecces (fitoi 0-1 me Regginën) u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 33-të.
Kontrollet e specializuara mjekësore do të përcaktojnë se sa kohë do të qëndrojnë jashtë fushe dy futbollistët e kombëtares shqiptare. /abcnews.al